Hetimet e Prokurorisë përmbysin rrjedhën e incidentit në RTV Dukagjini – Liridon Leci del viktimë, Edonisa Aliu e dyshuar
Autori: Gazeta inFokus
19:54 | 12 October 2026
Prokuroria e Prishtinës ka dhënë detaje lidhur me incidentin që ka ndodhur mbrëmë, më 11.10.2026, mes analistit të futbollit në emisionin “Dueli Sportiv”, Liridon Leci, dhe mysafires në emision, Edonisa Aliu (ish-futbolliste).
Zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala, ka thënë për KALLXO.com se Aliu është intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar, ku ka deklaruar se pas përfundimit të emisionit është fyer dhe është kapur për fyti nga Leci.
Ndërkaq, sipas Prokurorisë, sot, më 12.10.2026, Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se Edonisa Aliu, duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë Liridon Lecin.
“Ju njoftojmë lidhur me rastin e ndodhur më 11.10.2026, pas përfundimit të emisionit televiziv “Dueli Sportiv”, në kuadër të TV Dukagjinit. Personat me inicialet E.A. dhe L.L. kanë paraqitur pretendime për fyerje dhe sulm fizik. Personi me inicialet E.A. është intervistuar në cilësinë e palës së dëmtuar, ku ka deklaruar se, pas përfundimit të emisionit, është fyer dhe është kapur për fyti nga personi me inicialet L.L. Po ashtu, ajo ka pranuar tretman mjekësor në Obiliq, ndërsa, sipas raportit mjekësor, nuk janë vërejtur shenja apo gërvishtje të dukshme. Ndërkaq, sot, më 12.10.2026, Njësia e Hetimeve ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, në të cilat shihet se personi me inicialet E.A., duke tensionuar situatën, e ka kapur për fyti dhe e ka goditur në fytyrë personin me inicialet L.L.” – thuhet në përgjigjen e Shalës.
Tutje thuhet se lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për veprat penale – lëndim i lehtë trupor, dhe – deklarim i rremë.
Po ashtu, ajo ka njoftuar se Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje.
Tutje thuhet se lidhur me rastin në fjalë, Prokurori i Shtetit ka iniciuar rastin për veprat penale – lëndim i lehtë trupor, dhe – deklarim i rremë.
Po ashtu, ajo ka njoftuar se Prokurori i Shtetit po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të kësaj çështjeje
Gjatë ditës, drejtori i informacionit në RTV Dukagjini, Dibran Istrefi, ka njoftuar se televizioni ka vendosur që të shkëpusë bashkëpunimin me Liridon Lecin.
Ky është edhe raporti i Policisë per incidetnin e mbrëmshëm,

T� tjera
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...
-
Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi
Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë...
-
Rryma u ndal gjatë testit me studentët, Bajrami ironizon: Kosova e progresit të paparë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, e cila ësh...
-
Presidentja Shiroka Pula takon ambasadorin hungarez, këto janë çështjet që ishin në fokus
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e...
-
Inspektorati i Punës ndërpret punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë – masat e sigurisë nuk u respektuan
Inspektorati Qendror i Punës njofton se ka ndërmarrë masa ndaj një objekti nd...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, drejtoresha e QPS-së pyetet: Në krejt këtë periudhë ku qëndronte fëmija, a është marrë dikush me nënën
Drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, Shpresa Lukaj, ka dekla...
-
Deliu-Kodra reagon ashpër pas vra*sjes në Suharekë: Si mundet një vra*sës i dënuar në Zvicër të pajiset me ar*më me leje në Kosovë?
rasja e tronditme e ndodhur mesditën e sotme në Suharekë, ku mbeti i vrarë Sy...
-
Drejtoresha e QPS-së në Pejë: S’kemi bërë kërkesë për shtim të stafit, me Arlindën nuk jam takuar asnjëherë
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Shp...
-
Muhaxheri nis dëshminë për rastin e Arlinda Zekajt: QPS kërkoi senzor armësh në hyrje edhe një njeri më të fuqishëm si roje
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka nisur dëshminë e tij sot p...
-
Jakup Krasniqit i përfundon vizita, niset drejt zyrave të EULEX-it, qytetarët brohorasin: UÇK, UÇK
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
Vizita e Jakup Krasniqit drejt përfundimit, EULEX-i kthehet te shtëpia e tij
Pas rreth gjashtë orëve të qëndrimit në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Kr...
-
S’i kryen detyrat e fjetën gjatë ndërrimit, Trepça largon përkohësisht nga puna katër punëtorë
Trepça ka njoftuar se ka larguar përkohësisht nga puna të katër punëtorë. ...

































