Kupa e Botës 2022

Franca më vështirësi mposht “Befasinë e Botërorit”, kalon në finale

Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 14 December 2022

Me dy gola epërsi Franca ka mposhtur ekipin që shkaktoi shumë befasi në botëror, Marokun, shkruan Gazeta Infokus.

Ishte mbrojtësi i krahut, Theo Hernandez, i cili në minutën e pestë tundi rrjetën e portierit maroken, Bono, duke e kaluar kështu Francën në epërsi qysh në fillim të pjesës së parë.

Ndërkaq, për ta dyfishuar epërsinë ndaj ekipit maroken, u përkujdes sulmuesi Kolo Mauni, i cili shënoi në minutën e 79-të.

-Advertisement-

Me këta dy gola skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps siguroi finalen e Botërorit “Katar 2022”, përkundër përpjekjeve të marokenëve për të shënuar.

Në finale, kampioni aktual Franca do të përballet më Argjentinën, e cila dje mposhti Kroacinë më rezultat 3 me 0./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy