Gjithçka gati për çerekfinalen e parë Kroaci – Brazil, formacionet
Autori: Gazeta inFokus
14:58 | 09 December 2022
Kroacia do ta kërkojë kalimin në gjysmëfinale dy herë radhazi, pasi që e ka bërë këtë më 2018 ku shkoi edhe në finale, ndërsa Brazili është duke e kërkuar këtë gjë për herë të nëntë në histori
Kroacia dhe Brazili do të përballen me njëra-tjetrën në përpjekje për ta siguruar një vend në mesin e katër skuadrave më të mira, pasi që të dyja eliminuan dy Kombëtare aziatike në 1/8-ën e finales.
Kroacia mbeti në lojë pas fitores me penallti kundër Japonisë, derisa rezultati i rregullt i ndeshjes ishte pa gola. Kroacia ia ka dalë që të kalojnë në gjysmëfinale të garës sa herë i ka kaluar gazën e grupeve, edhe pse rekordi i tyre kundër Brazilit nuk është i mirë pasi që ata nuk kanë regjistruar asnjëherë fitore nga katër herë sa janë përballur me ta.
Brazili bëri një shfaqje argëtuese në ndeshjen e parë të tyre, ku mposhtën Korenë e Jugut me rezultat 4-1, me katër futbollistë të ndryshëm që shënuan nga një gol në pjesën e parë. Kjo ndeshje shënoi edhe rikthimin e yllit të tyre, Neymar, i cili u lëndua në ndeshjen e parë kundër Serbisë. Brazili synon të arrijë për herë të nëntë në gjysmëfinale të një Botërori.
Kështu, sot trajneri i Kroacisë Zlatco Dalic ka startuar me formacionin e tij ofensiv 4-3-3 me Livakovic në portë, ku para tij në mbrojtje ai do të këtë: Josip Juranovic, Dejan Lovren, Josko Gvardiol dhe Borna Sosa. Në mesfushë sot për Kroacinë startojnë treshja: Luka Modric, Marcelo Brozovic dhe Mateo Kovacic kurse në sulm luajnë: Mario Pasalic, Andrej Kramaric dhe Ivan Peris.
Ndërkaq Tite starton me formacionin 4-2-3-1 me Alisson në portë kurse para tij në mbrotje janë: Danilo, Marquinhos, Thiago Silva, Eder Militao. Në mesfushën defansive të Brazilit ka startuar dyshja Casemiro dhe Lucas Paqueta kurse më ofensivë janë treshja: Vinicius Junior, Neymar dhe Raphina. I vetëm në sulm është Richarlison.
Formacionet zyrtare:

Kroacia

Brazili
Ndeshja fillon në ora 16:00 në stadiumin “Education City” në Doha të Katarit

T� tjera
-
Studentët mposhtën Vuçiqin pas 14 vitesh, nisin bisedimet për qeverinë e re në Serbi
Lëvizja studentore në Serbi, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhje, ...
-
Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me stu...
-
Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ...
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...
-
Peja në kujtim të Arlindës, letra e saj drejtuar institucioneve rikthehet në shesh
Peja është bërë bashkë mbrëmë në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragj...
-
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë sot, më 27 tetor, një ...
-
Specialja lejon publikimin me më pak redaktime të dëshmive të 10 dëshmitarëve në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Kuvendi me agjendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen gjatë ditës
Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në ren...
-
I jepet sot lamtumira e fundit Arlinda Zekajt
Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomir...
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
































