Kupa e Botës 2022

“Ta tregoja unë po të ishe afër meje në atë moment”, lojtari i Barçës tërbon Deschamps

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 05 December 2022

Një rast i papreçedentë u regjistrua në minutat e fundit të pjesës së parë në ndeshjen Francë-Poloni (3-1). Mbrojtësi që luan te Barcelona, Jules Kounde po luante me një varëse floriri në qafë, diçka e palejueshme.

Arbitri kryesor e vuri re dhe i dha urdhër 24-vjeçarit ta hiqte menjëherë. Rregullorja e FIFA-s nuk lejon lojtarët të zbresin në fushë me bizhuteri, aksesorë apo çdo lloj sendi tjetër.

Veprimi i Kounde ka tërbuar trajnerin Didier Deschamps, i cili pas ndeshjes zbuloi bisedën me mbrojtësin. “I thashë se ishte me fat që nuk qëlloi përpara meje në atë moment, përndryshe… Kounde gaboi, nuk duhet të zbriste në fushë me varësen në qafë”, deklaroi trajneri i kombëtares franceze.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera