Kupa e Botës 2022

Ndeshja e fundit në grup, Deschamps paralajmëron ndryshime

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 29 November 2022

Franca përgatitet për ndeshjen me Tunizinë, ku do të kërkojë fitoren e tretë në fazën e grupeve, ndonëse e ka siguruar kualifikimin. Trajneri Didier Deschamps ka luksin që të bëjë disa ndryshime në formacion pa presionin e objektivit për të kaluar më tej, me trajnerin i cili vlerëson kundërshtarin duke vënë theksin te rëndësia që ka kjo sfidë për ta, çka e rrit shkallën e vështirësisë për ekipin e tij.

“I kam ndjekur ndeshjet e Tunizisë. Duhet të dimë që ata ndaj nesh do të luajnë fatin e tyre për t’u kualifikuar. Kanë shumë lojtarë që aktivizohen në Ligue 1, çka na ndihmon, pasi ne i njohim kundërshtarët. Krahas cilësisë ata kanë edhe entuziazmin, dëshirën dhe pasionin në këtë ndeshje, ndaj duhet të japim më të mirën tonë.

Sa i takon formacionit që do të hedh në fushë, është e natyrshme që do të ketë ndryshime, por do të veçoj se të gjithë ata që do të jenë në fushë do të bëjnë më të mirën për të marrë maksimumin”.

-Advertisement-

Franca është kampione në fuqi dhe synon që të ruaj statusin e kampiones, por ky edicion i Kupës së Botës ka pasur shumë probleme, pasi trajneri Didier Deschamps humbi nuk ka në dispozicion Paul Pogba, N’Golo Kante, Karim Benzema, Christopher Nkunku ndërsa së fundmi u dëmtua dhe Lucas Hernandez.

“Gjelave” do u mjaftonte një pikë për të siguruar matematikisht vendin e parë, ndërsa në anën tjetër Tunizisë i duhet fitorja me patjetër dhe një barazim mes Danimarkës dhe Australisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera