Kupa e Botës 2022

“Karton i verdhë” ende pa nisur ndeshja, kapitenët që do bartin shiritin me ngjyra ylberi mund të ndëshkohen nga FIFA

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 20 November 2022

Kapitenët e ekipeve që mbajnë shiritat e “One Love” në Kupën e Botës 2022 raportohet se rrezikojnë të marrin një karton të verdhë para fillimit.

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, gjermani Manuel Neuer dhe ylli i Uellsit, Gareth Bale, janë ndër lojtarët nga nëntë vende evropiane që planifikojnë të mbajnë shiritin në krahë në mbështetje të përfshirjes dhe të drejtave LGBTQ+ në Katar.

Homoseksualiteti është aktualisht një vepër penale në vend që mbart një dënim të mundshëm me burg deri në pesë vjet sipas nenit 296 të kodit penal të Katarit.

-Advertisement-

Por, sipas gazetës gjermane Bild, “Die Mannschaft” po rivlerëson vendimin për të bartur këtë shirit.

Anglia i ka shkruar letër FIFA-s për këtë çështje, por ende nuk ka marr përgjigjje.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy