Ligji për Specialen, Paçarizi-deputetëve: S’është marre me thanë që kemi pasur presion nga BE
Autori: Gazeta inFokus
22:06 | 28 October 2026
Rrahman Paçarizi ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregojnë nëse kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend ka ardhur si pasojë e presionit nga Bashkimi Evropian.
“Në këtë kuptim unë mendoj që nuk është marrë me dalë deputetët dhe të tregojnë se kanë pasur nga Bashkimi Evropian. Megjithëse, me aq sa kuptoj një ligj kur miratohet në lexim të dytë, merr formën përfundimtare dhe ai nuk është më pronë e sponsoriuesit, por e Kuvendit të Kosovës.”, ka thënë Paçarizi.
Ai ka folur edhe për hapat që duhet të ndiqen tashmë pas kthimit të këtij ligji në legjislativin e vendit.
“Ato ndryshime të paktën të sigurojnë një kontroll ose mbikëqyrje profesionale. Brenda kësaj kohe duhet të zhvillohen konsultime brenda Bashkimit Evropian, pastaj duhet të shihet se ku është arritur, a është gjetur ndonjë modus për të bërë ato ndryshime, dhe pastaj të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës duhet të dalë me atë nëse e pranon kërkesën e presidentes për ta kthyer Ligjin.”, ka shtuar ai.
Paçarizi ka thënë se nuk e ka kuptuar ngutinë e miratimit të këtij ligji në Kuvendin e Kosovës, përderisa sipas tij, nuk kanë qenë të bindur deputetët dhe PDK-ja se ai mund të ketë përmbajtje jo të duhur.
“Ngutja për miratimin e atij ligji është shndërruar si një kurban. Unë madje nuk arrijë ta kuptojë as pozicionin e PDK-së, pse ishte gjithë ajo ngutje, dhe pastaj po kërkojnë vet që ligji të kthehet.”, ka thënë ai në Rubikon.

T� tjera
-
“Nuk do të përfundojë këtu”, paralajmërohen arrestime tjera në rastin e vrasjes së Arlindës
Hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë ...
-
Specialja i reklamon kushtet që i “gëzojnë” krerët e UÇK’së të dënuar në Hagë
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka re...
-
Prokuroria e konfirmon ndalimin e katër personave për vrasjen e Arlinda Zekajt: Dy dyshohen për vrasje, dy tjerë dyshohen se ndihmuan
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin edhe të katër pers...
-
Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do ta apelojë ven...
-
Zbulohen katër emrat e të arrestuarve të tjerë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt
Ish vjehrra Nurije Sylaj dhe Driton Sylaj, ish-kunati i të ndjerës Arlinda Ze...
-
Nën përcjelljen e Njësisë Speciale, Jeton Sylaj dërgohet në Gjykatën e Pejës
Ish-burri i Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, para pak minutash është dërguar në G...
-
Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret sistemin e pagesave të shpejta TIPS-K
Oda Ekonomike e Kosovës ka mirëpritur fillimin e zbatimit gradual të Sistemit...
-
Vita kundërshton rezultatet e AUV-it: Analizat në Bullgari tregojnë se aflatoksina në qumësht është nën kufirin e lejuar
Qumështorja “Vita” ka reaguar lidhur me rezultatet e publikuara nga Agjencia ...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë, arrestohen vjehrra dhe kunati nën dyshimin për shtytje në vrasje!
Zhvillime të fuqishme në hetimet për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Në mes...
-
Abdixhiku: Ju kam thënë, mos i dëgjoni sulmet ndaj LDK-së dhe deklaratat për vrasjet politike nuk ndalen
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ...
-
OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vra*në nga partnerët ose familjarët më 2025
Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga partnerët e tyre ose a...
-
Forcohen lidhjet ushtarake mes Kosovës dhe Shqipërisë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim J...


































