Çnjerëzorja është mësimi që shumëkush e merr në familje
Autori: Agron Halitaj 17:12 | 03 November 2022
Desha të shkruaj një ditë më parë, por nuk munda. Kisha një përzierje në lukth dhe truri nuk i dirigjonte gishtat për t’i renditur si duhet shkronjat në fjalë, e përmes fjalëve ta nxirrja atë që kisha përbrenda. Ishin shuplakat mbi fytyrën e nënës së dëshmorit që më dukeshin se po godasin kokën time, apo siç shumëkush e tha: më dukej se e godisnin nënën time, paçka se ajo nuk është në jetë. Paramendoja sikur të ishte e gjallë, përballë përbindëshave, dhe të kërkonte ndihmë nga Zoti.
Megjithatë, ngushëllimin se ende nuk ka vdekur njerëzorja, e gjeta fillimisht te personi që e ka sinjalizuar dhunën; tek ai/ajo që nuk e la ndërgjegjja të qëndronte indiferent/e ndaj asaj që ka parë se çfarë po ndodhë në një azil të pleqve në Pejë, e që ato pamje i përcolli te një aktore – po aq njerëzore, e cila e alarmoi gjithë shoqërinë me publikimin e videos.
Reagimi i masës kundër dhunës – si çdo herë dhe jo vetëm në këtë rast – është inkurajues. Por, sa prej nesh mund ta ketë bërë pyetjen e njëjtë: si ka mundësi që në një shoqëri të dalin njerëz aq të pashpirt?
Dhemb, por duhet ta pranojmë: jemi rritur në një ambient ku personi me probleme mendore trajtohet si objekt talljeje nga të “mençurit”. Kur ai futet në mes të “normalëve”, të gjithë qeshin me të. E shtyjnë të shajë, të këndojë a të bëjë ndonjë gjest të turpshëm. Më kujtohet si i vogël, kur një burrë me të meta mendore kalonte nëpër fshat dhe turma e fëmijëve e ndiqte nga pas duke e shpotitur me fjalë – e besa edhe duke e gjuajtur me gurë të vegjël. Sakaq, të mëdhenjtë e sfidonin me ngrënie të kavanozave me speca djegës apo me kastravecë, sa për t’ia dhënë dy cigare apo pak para të imta. Pastaj, ishte një grua që askujt s’i bënte keq, por fëmijët iknin prej saj si prej dreqit. Iknin, sepse të mëdhenjtë u thoshin: mos dilni në rrugë se nëse ajo kalon andejpari ju merr dhe ju futë në thes. Kështu të mëdhenjtë ua fashitnin të vegjëlve ndjenjën e dhembshurisë ndaj kategorisë së njerëzve që kërkojnë trajtim të veçantë.
Nuk mund të mohohet se respekti për të moshuarit është këshillë e përhershme që u bëhet të rinjve, por më shumë se fjalët ndiqen veprimet. Kot thua se duhet të jesh i mirësjellshëm me të tjerët, nëse i vogli të sheh duke çuar dorë në grua – në nënën e tij; të dëgjon duke treguar “heroizma” e duke mos i thirr njerëzit në emër, por duke ua vënë llagapet përçmuese. Kur udhëzohesh kështu: shko te ai kryemadhi, pyete atë shurdhanin, thirre atë çopanin, tregoi atij qorrit, dërgoja atij llucit, mos rri me atë budallën, mos të shoh me atë ciganin … padyshim se të rritet indiferenca ndaj të tjerëve. E, kur je indiferent, nuk të bën përshtypja as dhuna, siç nuk u bënte përshtypja atyre infermiereve kur e shihnin 70-vjeçaren duke u rrahur shuplaka.
Rasti i dhunës ndaj nënës së dëshmorit është sinjal i degradimit të madh shoqëror. Po, sepse dhuna u shndërrua në zbavitje. Kur Roma e ndërtoi Koloseumin për ta shndërruar krimin në zbavitje për masat, atëherë veç nis fundi i një perandorie. Sepse, shkatërrimi më i madh vjen nga brenda.
Të tjera
-
Rama: Mbrëmë punonjës të “Pastrimi”, kanë sulmuar fizi*isht punonjësit e ri të kontraktuar për mbledhje të mbeturinave
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mbrëmë ekipjet e kontrakt...
-
Haxhiu: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës e hap rrugën për padi për gjenocid ndaj Serbisë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaron se anëtarësimi i Kosovës në ...
-
Tregu i përbashkët europian, 1 miliard euro drejt Shqipërisë
Marrëveshja që i lejon Shqipërisë të jetë pjesë e tregut të Përbashkët të Bas...
-
“Prishtina me Skënderbeun”, manifestim i madh për ditëlindjen e heroit
Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,...
-
Së shpejti Kosova me Agjenci për Siguri Kibernetike
Së shpejti pritet të funksionalizohet Agjencia për Siguri Kibernetike në kuad...
-
I akuzon për vjedhje të pronave, Lista Serbe bën thirrje për arrestimin e Vokrrit, Hetemit e Radomiroviqit
Lista Serbe në një njoftim të fundit ka bërë thirrje për arrestimin e zëvendë...
-
Dyfishohen rastet e fruthit brenda një viti në mbarë botën
Numri i rasteve të fruthit në të gjithë botën pothuajse u dyfishua nga viti 2...
-
Shtëpia e poetit Ymer Elshani do të kthehet në muze
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka...
-
Të shtëna me ármë te lokali “Hamari”në Prishtinë, Policia gjen disa gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm te...
-
Ndriçimi smart në kryeqytet, LVV: Tenderi shkon në dëm të buxhetit të komunës
Kordinatori i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Brovina, në një konfe...
-
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Tkurret numri i shtimit të popullsisë në Kosovë vit pas viti. Në dekadat e fu...
-
Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media, ka disa akuza për Ramën
Arben Brovina, koordinator i nën komiteteve të lëvizjes Vetvendosje, qendra n...