Pas raportimit të Infokus-it niset fushatë në rrjetet sociale kundër euro deputetit francez që quajti Kosovën “djep të Serbisë” e UÇK-në terroriste
Autori: Gazeta inFokus
11:32 | 02 November 2022
Gazeta Infokus raportoi të hënën se deputeti francez i Parlamentit Evropian Nicolas Bay, ka filluar një fushatë propaganduese ndaj Kosovës në rrjetet sociale, kryesisht në faqen e tij zyrtare në Twitter ku numëron mbi 100 mijë ndjekës, duke e quajtur Kosovën “djep” të Serbisë, e Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ushtri terroriste.
Pas raportimit të Infokus, në rrjetet sociale ka filluar një fushatë ku po bëhet thirrje për raportim të llogarive të deputetit Bay, e të gjitha postimeve të tij ku ai propagandon kundër Kosovës.
Në rrjetet sociale po shpërndahet profili i tij dhe po kërkohet që postimet e tij kundër Kosovës të raportohen për nxitje të urrejtjes në baza racore e fetare.

Tashmë pjesë e kësaj fushate janë bërë shumë qytetarë e reagime pati edhe nga disa deputetë.
Deputeti i partisë në pushtet ka bërë thirrje që, Nicolas Bay të shpallet person nongrata nga qeveria e Kosovës.
Gramos Agusholli duke e quajtur fashist deputetin francez ka thënë se deklarata të tilla bënin vetëm popat e kishave serbe të cilët i bekonin ushtarët serbë kur niseshin për masakra mi shqiptarët.
“Hiç më pak se non grata për ket’ fashist! Kur e lexova këtë deklaratë mendova se e kanë bërë Popat e kishes serbe, të cilët i bekonin ushtarët serbë kur niseshin për të bërë masakra mbi shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët në Srebrenicë”, ka thënë ai në reagimin e tij.
Gazeta Infokus raportoi se si për dy ditë sa qëndroi në Kosovë e një ditë në Beograd, euro deputeti bëri plot 22 postime në twitter kundër Kosovës duke i quajtur okupator të tokave serbe.
Ai madje e quajti qeverinë e Kosovës një rrjedhje të mafias dhe shtetit të islamizuar që përdor fëmijët për të valëvitur flamujt shqiptarë në rrugët e Prizrenit.
Ne publikimin e tij të fundit për Kosovën në Twitter ai me një video nga Prizreni e qytete të tjera që vizitoi në Kosovë pa turp bën thirrje që ti ndihmohet serbëve për tu kthyer “tokën e tyre”.
“Përballë heshtjes për situatën në Kosovë dhe marrjes së këtij territori nga terroristët e UÇK-së, desha të shkoj atje për të paralajmëruar për fatin e të krishterëve serbë. Mund të mos mjaftojë vendosmëria e jashtëzakonshme e popullit serb: t’i ndihmojmë!”, shkruan ai në postimin e tij të fundit skandaloz nga Kosova.
E çuditërisht pavarësisht gjithë këtyre postimeve e kësaj fushatë kundër Kosovës nuk pati as edhe një reagim nga institucionet në vend. Gazeta Infokus ka kontaktuar me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, e edhe ministrinë ë Punëve të Jashtme mirëpo asnjë nga këto dikastere nuk janë treguar të gatshëm të flasin për këtë rast. Euro deputeti po vazhdon lirshëm të shkruajë e të bëjë propagandë të frikshme kundër Kosovës pa u marrë as edhe një masë ndaj tij.
I vetmi reagim që erdhi nga institucionet ishte ai i këshilltarit francez në qeverinë e Kosovës, Sebastien Gricourt.
Gricourt duke rishpërndarë postimin e deputetit Bay nga Prizreni akuzon atë për devijim të të vërtetës dhe historisë, duke bërë thirrje që të shpallet person nongrata në Kosovë.

“Unë po shkruaj nga #Prizreni, qyteti paqësor dhe multikulturor. I vetmi devijim i vërtetë është ajo që ju i bëni të vërtetës dhe realiteteve të së shkuarës dhe të së tashmes. V-të nuk përfaqësojnë #Francën por ju jeni mishërimi i gënjeshtrës dhe urrejtjes #PersonaNonGrata në #Kosovë”, shkruan këshilltari francez në qeverinë e Kosovës.
E për këtë mosreagim nga institucionet në vend mos ndërmarrjen e asnjë mase ndaj deputetit që goditi rënë Kosovën dhe historinë e saj, pati nga shumë qytetarë.
Në vazhdim Gazeta Infokus ju sjell disa nga ato. /Gazeta Infokus/


T� tjera
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
































