Lajme

Rritet në 12 euro për orë paga minimale në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 06 Tetor 2022

Nga 1 tetori punëtorët në Gjermani do të paguhen nga 12 euro për orë.

Kështu ka vendosur qeveria e këtij vendi.

Në njoftimin e ekzekutivit atje thuhet se vendimi u mor për shkak të rritjes së inflacionit.

-Advertisement-

Kështu punëtorët që deri më tani janë paguar 1 mijë e 811 euro, nga ky muaj do të paguhen minimalisht 2 mijë e 80 euro për 40 orë punë.

Paga minimale për orë pune në Gjermani aplikohet që nga viti 2015, kur ishte 8.50 euro bruto në orë. Në vitet në vijim kjo vlerë u rrit deri në 12 euro.

Por, sipas mediave gjermane sindikatat po kërkojnë që kjo rritje të jetë 20 euro, duke pasur parasysh se 12 euro për orë është e pamjaftueshme.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se rritja mund të sjellë rritje të çmimeve të produkteve.

Një pjesë e punëtorëve shfaqen të kënaqur me rritjen e pagës miniale, por nga ana tjetër ka edhe nga ata që mendojnë se kjo rritje nuk mjafton.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy