Lajme

Lëndohet në vend të punës një person në Fushë Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 05 October 2022

Një person ka pranuar tretman mjekësor pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar me një xham dhe ka pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:00 në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovë.

“Raportohet se viktima mashkull  kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi që i njëjti dyshohet se derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës është lënduar me një xham dhe ka pësuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është intervistuar pronari i lokalit mashkull kosovar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Në lidhje me rastin është intervistuar pronari i lokalit mashkull kosovar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera