Gjermania ndan 200 miliardë euro në mes të krizës energjetike, si do mbrohen familjet dhe bizneset
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 29 September 2022
Gjermania tha të enjten se do të investojë 200 miliardë euro për të mbrojtur familjet dhe bizneset nga rritja e kostove të energjisë, në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës.
“Qeveria gjermane do të bëjë gjithçka që çmimet të bien”, tha kancelari Olaf Scholz. Ai njoftoi se paketa përfshinë vendosjen e një çmimi tavan për gazin dhe një plan për të hequr fitimet e papritura të kompanive të energjisë, të cilat janë goditur pak nga rritja e çmimeve të gazit.
Fondi prej 200 miliardë eurosh është krijuar për tu siguruar që Gjermania mund të përballet me pasojat e rritjes së çmimeve “këtë dhe vitin e ardhshëm, dhe atë pas tij”, tha Scholz.
Gjermania, e cila ka qenë shumë e varur nga importet e lëndëve fosile djegëse nga Rusia për të plotësuar nevojat e saj energjetike, është vënë nën stres pasi furnizimet nga Moska po pakësohen.
Njoftimi i së enjtes erdhi pasi inflacioni u rrit në nivelin më të lartë të 70 viteve të fundit, në 10 për qind në shtator, i nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë.
“Ne e gjejmë veten në një luftë energjetike mbi mirëqenien dhe lirinë”, tha ministri i Financave, Christian Lindner.
Vendosja e kufirit për çmimin e gazit duhet të mbulojë “të paktën një pjesë” të gazit të përdorur nga familjet dhe bizneset, duke “ruajtur thirrjen për të reduktuar përdorimin e gazit” gjatë dimrit, pasi furnizimet janë të kufizuara, tha qeveria në një deklaratë.
Në të njëjtën kohë, qeveria do të punojë për të kufizuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët, duke hequr fitimet e marra nga kompanitë energjetike që kanë përfituar nga rritja e çmimeve të gazit, por që nuk përdorin burimin e energjisë për të prodhuar energji.
Njoftimi erdhi pasi qeveria gjermane vendosi të shtetëzojë kompaninë më të madhe importuese të gazit në vend, Uniper.
Gjermania ka thënë gjithashtu se ka në plan të mbajë në funksion dy centralet bërthamore edhe në çerekun e parë të vitit 2023, për të mbështetur rrjetin elektrik.
Gjermania pati planifikuar që të ndalë të gjitha centralet bërthamore në fund të këtij viti, mirëpo lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimet se shtetit do t’i duhet të shfrytëzojë të gjitha burimet e energjisë për të kaluar dimrin.
Perëndimi e ka ndëshkuar Rusinë me sanksione të ashpra për shkak të luftës së nisur në Ukrainë.
Për pasojë, Rusia e ka zvogëluar sasinë e gazit që çon në Evropë, duke rritur shqetësimet për dimër të vështirë.
Para shpërthimit të luftës, Bashkimi Evropian ka siguruar nga Rusia 40 për qind të gazit që përdor brenda një viti.
REL
Të tjera
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...