Qalaj: Shpella e Gadimes është buzë shkatërrimit, gjysma e saj është në terr
Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 29 September 2022
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit ka folur për Shpellën e Gadimes duke thënë se është buzë shkatërrimit. Ai tha se përreth shpellës janë edhe katër gurthyes që sipas tij po ndikojnë negativisht në shpellë.
Në fjalën e tij në Kuvend, Qalaj tha se gjysma e shpellës është në terr dhe për një kohë të gjatë nuk është mirëmbajtur.
“Me pa situatën atje është shumë keq. Ka shumë vizitorë që janë nga shtete të ndryshme ndërsa nuk ka asnjë tabelë në komunikacion se si shkohet atje. Gjendjen e kemi keq atje, duke filluar nga ndriçimi, gjysma e shpellës është në terr. Pastaj stafi nuk ka të bëjë kurgjë me shpellën, unë nuk e di as kur janë punësu”, u shpreh Qalaj, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se në Shpellë janë vetëm katër punëtorë dhe nuk ka roje të objektit si dhe mungojnë edhe kamerat e sigurisë.
“Kemi një situatë ku kemi dëmtime të mëdha dhe ska kamera. Nuk ka roje të objektit janë vetëm katër punëtorë. Arsyeja kryesore pse do të flas është se përreth shpellës janë katër gurthyes që po ndikojnë negativisht..Nuk po bëjmë asgjë që t’i ruajmë bukuritë natyrore”, u shpreh Qalaj më tej.
Ai bëri thirrje që të ruhen bukuritë natyrore. /Gazeta Express
Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...
-
Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u pla gosën 4 persona
Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të P...