Lajme

Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 21 Shtator 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Në këtë takim, Sveçla e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj në Kosovë e veçanërisht për rolin e saj aktiv në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve të Agjencive Ekzekutive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Butel vlerësoi lartë angazhimin tonë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, e në veçanti falënderoi ministrin për gatishmërinë e ofruar për ndihmë në menaxhimin e zjarreve me të cilat janë ballafaquar tërë Evropa.

-Advertisement-

Republika e Francës dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe Sveçla ritheksoi se do të angazhohemi në thellimin e mëtejmë të këtyre raporteve. Me rastin e përfundimit të misionit të saj tre vjeçar në Republikën e Kosovës, Sveçla i uroi suksese në angazhimet e mëtutjeshme ambasadores Butel.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy