Kur do të ndalen të reshurat që shkaktuan vërshime dhe çfarë moti na pret nesër
Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 17 September 2022
Cikloni i fuqishëm që po kalon përgjatë Adriatikut, solli mbi rajonin tonë masa më të lagështa ajrore, me vranësira goxha stacionare, apo pak të lëvizshme, që shtriheshin nga pjesë veriore të Shqipërisë dhe nga vendi ynë siç edhe vërehet në pamjet satelitore, ku reshjet më të mëdha u shkarkuan në komunat e Gjakovës, Rahovecit por edhe pjesë të Malishevës. Në këto komuna edhe u shkaktuan vërshime mëngjesin e sotëm.
Reshje të mëdha pati edhe në Prishtinë nga dita e djeshme dhe përgjatë natës. Vetëm në këto dy ditë, deri në mesditën e sotme janë akumuluar, në stacionin personal, 40mm të reshura. Kjo sasi së bashku me reshjet në dhjetë ditët e para rrit sasinë mujore në 90mm të reshura. Është ky gati dyfishi i reshjeve për Prishtinë, që zakonisht ka vlerat mesatare përreth 50mm në muajin shtator.
Siç njofton Prishtina Weather, reshje shiu pritet të ketë edhe më vonë në mbrëmje dhe përgjatë natës, me depërtimin e sistemit frontal që na sjell mot më të ftohtë ditën e diel. Reshjet pushojnë deri mëngjesin e nesërm, e gjatë ditës më pas vranësirat shpërndahen. Temperaturat maksimale ditën e diel luhaten ndërmjet 15C e 17C. Përgjatë natës edhe era ndryshon drejtimin në verilindje dhe do të fryjë mesatare dhe e fuqishme 5-15m/s, me hove edhe deri në 17 e 18m/s, afër 70km/h.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...