“Marrëveshja po dështon”, Putin sugjeron “ndryshimin e rrugëve” për eksportet ukrainase
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 07 September 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kritikuar procesin e eksporteve të drithërave nga Ukraina.
Këto eksporte po kryhet nën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara. Putin tha se kjo marrëveshje po dështon që të dërgojë produktet te shtetet e varfra, siç ka qenë qëllimi, duke paralajmëruar se kriza aktuale ushqimore mund të shndërrohet në “katastrofë humanitare”.
Deklaratat e Putin rrisin dyshimet lidhur me fatin e marrëveshjes të ndërmjetësuar gjashtë javë më parë nga OKB-ja dhe Turqia, përmes së cilës synohet që të eksportohen miliona tonë me drithëra nga portet ukrainase.
Duke folur në një forum ekonomik në Vladivostok më 7 shtator, Putin sugjeroi se Moska “do të duhet të mendojë për ndryshimin e rrugëve” për dërgesat e drithërave ukrainase.
Ai tha se Rusia ka bërë gjithçka që ka mundur që të sigurohet se Ukraina mund të eksportojë drithërat e saj.
I pyetur nga Reuters nëse Moska dëshiron të ndryshojë marrëveshjen për eksportin e drithërave, ministri ukrainas i Agrikulturës, Mykola Solskiy, tha pas deklaratave të Putinit se “nuk kemi parë asnjë ndryshim sa i përket anës sonë”.
Çmimet e ushqimit dhe energjisë janë rritur qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.“Pothuajse të gjitha drithërat e eksportuara nga Ukraina nuk po dërgohen në shtetet e varfra, por në shtetet e Bashkimit Evropian”, tha Putin pa dhënë asnjë dëshmi.
Ai po ashtu tha se “me këtë qasje, shkalla e problemeve me ushqim në botë vetëm do të rritet” dhe paralajmëroi për një “katastrofë humanitare”.
Pas nisjes së pushtimit rus, portet ukrainase në jug u bllokuan. Por, në korrik, me ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë, palët arritën marrëveshje për zhbllokimin e eksporteve.
Në fund të gushtit, Ukraina tha se ka eksportuar mbi 1 milion ton produkte bujqësore përmes porteve detare.
Ankesë për moszbatim të plotë të marrëveshje kishte më 6 shtator edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i cili tha se Perëndimi nuk po e respekton premtimin që të ndihmojë që ushqimet ruse të arrijnë në tregjet ndërkombëtare.
Ukraina dhe Rusia janë ndër eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave./rel
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...