Kjo është shuma marramendëse e importit të energjisë elektrike në Kosovë në vitin 2021
Autori: Gazeta inFokus
15:08 | 02 Shtator 2022
Viti 2021 është koha kur Kosova përjetoi krizën më të madhe energjetike ndonjëherë. E këtë e dëshmon edhe dokumenti që ka siguruar Gazeta Infokus e që tregon për rritjen marramendëse të importit në këtë vit.
Dokumenti që ka siguruar Infokusi tregon lëvizjen e shifrës së blerjes të energjisë elektrike ndër vite në Kosovë, që nga viti 2000.
Mbi 156 milionë euro ka shpenzuar Kosova në importin e energjisë elektrike vetëm në vitin 2021 duke shënuar kështu krizën më të madhe me energji elektrike. Kjo shifër e blerjes së energjisë në vitin 2021 është trefishuar në krahasim me atë të vitit 2020. Në vitin 2020 Kosova shpenzoi vetëm 41.8 milionë euro në import të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.
Kujtojmë se nga viti 2013 kur edhe u shit distribucioni i energjisë elektrike, importin në Kosovë e bën Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike.
Ndërsa ende nuk dihet se sa është importi për 6 mujorin e parë të vitit 2022, duke qenë se kriza me energjinë elektrike dhe prodhimin e saj është thelluar edhe më shumë.
Kosova në dy vitet e fundit ka shënuar vitet më të rënda sa i përket krizës me energjinë elektrike. Këtë vit reduktimet kanë filluar qysh në verë e është paralajmëruar një dimër goxha i vështirë sa i përket energjisë.
Sipas pushtetit të gjitha këto probleme erdhën si pasojë e problemeve me remontin e termocentraleve në Korporatën Energjetike të Kosovës. Deri të enjten Kosova u përball me reduktime të shumta gjatë gjithë ditës, ani pse ishte njoftuar që reduktimet do jenë 6 orë me energji elektrike dhe 2 pa energji, në realitet reduktimet ishin edhe më të ashpra.
Vetëm dy ditë pasi filluan reduktimet në gjithë Kosovën nga ministria e Ekonomisë u njoftua se kanë arritur një marrëveshje me Korporatën Energjetike të Shqipërisë dhe se kjo e fundit do t’i dalë në ndihmë Kosovës në furnizimin me energji elektrike në mënyrë që të mos ketë reduktime.
Por pavarësisht kësaj reduktimet vazhduan përsëri. Ndërsa dje përmes një njoftimi nga KEDS kanë thanë se nuk do të ketë më reduktime për shkak se tashmë ka përfunduar edhe remonti i dy blloqeve prodhuese të energjisë elektrike, B2 dhe A3 të termocentralit Kosova A dhe Kosova B.
“Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3. Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin”, ka njoftuar KEDS.
Sipas këtij njoftimi të bërë të enjten aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 MWh energji elektrike./Gazeta Infokus/
Afro 1 miliardë euro energji elektrike importoi Kosova në 20 vite

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...






























