Afro 1 miliardë euro energji elektrike importoi Kosova në 20 vite
Autori: Hateme Smajli
15:44 | 02 September 2022
Vetëm në vitin 2021 Kosova ka importuar hiq më pak se 156.4 milionë euro energji elektrike, shifër kjo që u trefishua krahasuar me atë të vitit 2020. Ndërsa në total që nga viti 2020 deri në vitin 2021, Kosova shpenzoi 927.6 milionë euro në blerje të energjisë elektrike.
Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin me shifrat se sa ka shpenzuar Kosova ndër vite në importin e energjisë elektrike, qysh nga viti 2020 – 2021. Sipas këtij dokumenti viti 2021 shënon vitin e krizës më të madhe energjetike në vend, sa i përket prodhimit të saj.
Derisa në vitin 2000 importi i energjisë elektrike kapte shifrën e vetëm 23.7 milionë euro tani kjo shifër ka arritur në 156.4 milionë.
Ndërkaq sipas dokumentit që ka siguruar Infokusi viti i cili shënoj shifrën më të vogël të blerjes së energjisë elektrike në vend për këtë periudhë kohore është viti 2003, kur Kosova importoi vetëm 14 milionë euro energji elektrike.
Pra në vitin 2021 shuma e blerjes së energjisë elektrike apo importit pati rritjen më të madhe ndonjëherë në 20 vitet e fundit.
Viti 2000 – Kosova shpenzoi 23.7 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Vitit 2001 – Kosova shpenzoi 27.3 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2002 – Kosova shpenzoi 20.5 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2003 – Kosova shpenzoi 14 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2004 – Kosova shpenzoi 19.2 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2005 – Kosova shpenzoi 16.7 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2006 – Kosova shpenzoi 21.3 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2007 – Kosova shpenzoi 45.2 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2008 – Kosova shpenzoi 51.5 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2009 – Kosova shpenzoi 46.2 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2010 – Kosova shpenzoi 39.6 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2011 – Kosova shpenzoi 54.6 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2012 – Kosova shpenzoi 45.4 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2013 – Kosova shpenzoi 28.4 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2014 – Kosova shpenzoi 48.7 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2015 – Kosova shpenzoi 35.4 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2016 – Kosova shpenzoi 21.8 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2017 – Kosova shpenzoi 65.9 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2018 – Kosova shpenzoi 53.9 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2019 – Kosova shpenzoi 50.1 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2020 – Kosova shpenzoi 41.8 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Viti 2021 – Kosova shpenzoi 156. 4 milionë euro në import të energjisë elektrike.
Totali i importit të energjisë elektrike në 20 vitet e fundit është 927.6 milionë euro.
Kosova në dy vitet e fundit pra në vitin 2021 dhe këtë vit ka shënuar vitet më të rënda sa i përket krizës me energjinë elektrike. E sidomos në vitin 2022, reduktimet kanë filluar qysh në verë e është paralajmëruar një dimër goxha i vështirë sa i përket prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike.
Sipas pushtetit të gjitha këto probleme erdhën si pasojë e problemeve me remontin e termocentraleve në Korporatën Energjetike të Kosovës. Deri të enjten Kosova u përball me reduktime të shumta gjatë gjithë ditës, ani pse ishte njoftuar që reduktimet do jenë 6 orë me energji elektrike dhe 2 pa energji, në realitet reduktimet ishin edhe më të ashpra.
Vetëm dy ditë pasi filluan reduktimet në gjithë Kosovën nga ministria e Ekonomisë u njoftua se kanë arritur një marrëveshje me Korporatën Energjetike të Shqipërisë dhe se kjo e fundit do t’i dalë në ndihmë Kosovës në furnizimin me energji elektrike në mënyrë që të mos ketë reduktime.
Mirëpo përsëri, Ministrja Artane Rizvanolli, bëri thirrje që qytetarët të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike, sepse pritet një dimër goxha i vështirë.
“Secili në shtëpi e institucione duhet ta bëjmë maksimumin për kursimin e energjisë. Pra, në masat emergjente parashihet se si duhet që institucionet publike të kursejnë. Marrëveshja me Shqipërinë për energjinë do na ndihmojë ta kalojmë këtë dimër. Ky është realiteti me të cilin do të përballemi ashtu si vendet e tjera. Do të bëjmë maksimumin që ta kalojmë këtë dimër sa më lehtë, por na duhet edhe ndihma e juaj”, përfundoi ajo.
Por pavarësisht kësaj marrëveshjeje me Shqipërinë reduktimet vazhduan përsëri. Ndërsa dje përmes një njoftimi nga KEDS kanë thanë se nuk do të ketë më reduktime për shkak se tashmë ka përfunduar edhe remonti i dy blloqeve prodhuese të energjisë elektrike, B2 dhe A3 të termocentralit Kosova A dhe Kosova B.
“Stabilizohet situata e furnizimit me energji elektrike pas rikthimit të bllokut B2 dhe A3. Njoftojmë konsumatorët se janë ndalur kufizimet e energjisë elektrike me hyrjen në prodhim të bllokut B2 dhe A3, pasi që gjendja është stabilizuar për momentin”, ka njoftuar KEDS.
Sipas këtij njoftimi të bërë të enjten aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 MWh energji elektrike./Gazeta Infokus/
Kjo është shuma marramendëse e importit të energjisë elektrike në Kosovë në vitin 2021

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...






























