Lajme

Jo vetëm francezët, Shqipëria ka “rrëmbyer” edhe turistët gjermanë, Rama: Dyfishi i vitit të kaluar

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 15 August 2022

Pas dyfishimit të turistëve francezë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se edhe ata gjermanë janë dyfishuar.

Rama ka bërë të ditur se Shqipëria në periudhën janar-korrik është vizituar nga 100 mijë, përkundrejt 52 mijë në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

“Mbi 100.000 turistë gjermanë e kanë vizituar në këta shtatë muaj vendin tonë, përkundrejt 52.000 në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Mediat gjermane vijojnë traditën e mirë të promovimit të Shqipërisë, ku këtë herë gjiganti “Die Zeit” i kushton një artikull rivierës shqiptare, florës e faunës”, shkruan Rama, krahas një artikulli të gazetës gjermane.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera