Lajme

Dogana parandalon kontabandimin e medikamenteve në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 11 Gusht 2022

Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni mbrëmë në pikë-kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit, ky autobus ishte i linjës Tiranë-Prishtinë, i cili u kontrollua me dyshimin se barte mallra të kontrabanduara.

“Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: Injeksione REVOLAX DEEP ëith LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” 1×300 – 16 pako  dhe xhama me dioptri të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e doganës.

-Advertisement-

Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy