Progresi teknologjik si regres diskursiv
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 29 July 2022
Një nga nocionet më të keqpërdorura në Kosovë ka qenë dhe ai i aktivistit(es) publik(e). Dhe kjo kategori dallon nga aktivisti partiak, sepse në promovimin e këtij të fundit zbatohen tjera procedura.
Shkruan: Afrim KASOLLI
Kurse i pari, parimisht, duhet të promovohet mbi bazën e një kauze publike që e ka ndjekur ndër vite. Ka botuar shkrime, pse jo edhe libra, si dhe i ka kontribuar zgjerimit të kapaciteteve njohëse të shoqërisë me punën e tij. Dhe kur hapet për diskutim një temë që prek investimin e tij jetësor, ai(ajo) e fiton të drejtën të flasë publikisht mbi bazën e punës që ka bërë.
Ndonëse nuk pajtohem me programin ideologjik që e ka promovuar, por si shembull jetësor, se si bëhet kjo punë mund ta marrim Antonio Negrin. Ky filozof, deri sa ishte duke i hetuar, kushtet e padrejta të punëtoreve në Itali, zgjohej çdo ditë në ora 5 me mëngjes dhe e vëzhgonte jetën e tyre që nga udhëtimi me tren e deri në punishtet ku punonin.
Kurse ne televizionet tona, promovimi i kësaj kategorie rekrutohet aty dikund nga kafiteritë e qendrës së kryeqytetit. Zakonisht të njëjtit njerëz. Dhe që kanë “gjykim” për dukuri që nga lakrat, religjioni, feminizmi, reformat në politikë, administratë, ekonomi, arsim etj etj. Ndërkohë, e sheh që vetë, jo që nuk e kane shkruar asnjë punim serioz mbi këto tema, por as që kanë marrë mundin që ta përkthejnë ndonjë autor të spikatur botëror për këto fusha. Krejt me çka identifikohen janë tre rreshta në rrjetet sociale dhe ndonjë pozë reklamuese.
Prandaj, edhe moderatorët kurrë nuk e fillojnë emisionin me ta, ju në punimin tuaj argumentoni se,,,,, dhe që mbi bazën e këndvështrimeve të ndryshme konceptuale të kultivohet fryma e deliberacionit. Kjo edhe është arsyeja që Jurgen Habermasi, mbron tezën se demokracia mbetet sistemi me potencialet me të mira epistemike, për shkak të promovimit të “arsyes publike”. Mirëpo, me kusht që ky model të mos tjetërsohet në shfaqje personale. Sepse, në këtë mënyrë ajo degradon në llafollogji, ku shoqëria nuk mëson asgjë të re nga këto teatralizime cinike. Si dhe mbetet e ngujuar brenda të njëjtit rreth vicioz të imazhokracisë. Kjo qasje e varfëron mendimin.
Dhe për pasojat e saj kanë shkruar teoricien sikur se, G.Sartor-i, ku progresi teknologjik shoqërohet me regres diskursiv. Mjerisht, si duket sfera jonë publike po i vuan “dhimbjet” e këtyre kundërthënieve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...