Një i punësuar për çdo familje në nevojë, Qeveria ndan 10 milionë euro për skemën e re
Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 27 July 2022
Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për skemën “Qeveria për familjet”, me të cilën synon që çdo familje të ketë së paku një të punësuar.
Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike të Qeverisë.
“Ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 13/19 të datës 14 korrik 2021 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Plotësimi dhe ndryshimi i vendimit i shton Masës 1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike edhe masën 1.8 – Skema “Qeveria për familjet”- për të cilën ndahen 10 milionë euro”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Me këtë pako për gjashtë muaj, Qeveria e Kosovës do t’i subvencionojë bizneset deri në 70% të pagës për çdo të punësuar që vjen nga familjet që s’kanë asnjë të punësuar.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në prezantim të kësaj skeme ditë më parë, ka thënë se bizneset që janë të interesuar të punësojnë mbajtës të familjes dhe të mbështesin me 70% të pagës bruto, duhet të lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, të tregojnë për numrin e stafit dhe kualifikimet që u duhen.
Të tjera
-
Mbahet mbledhja e Këshillit Ministror për Integrim Evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë së bashku me zëvendëskryemini...
-
Parashikimi i motit për nesër
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe interval...
-
Çka dihet deri tani për mosmarrëveshjen mes familjarëve që eskaloi në tentim vr asje
Tre persona janë plagosur dhe një është lënduar sot në një fshat të Podujevës...
-
A e keni ditur që shumica e kosovarëve nuk e shfrytëzojnë pushimin e plotë sipas Ligjit?
A s’ka punë? A s’ka puntorë? Është kjo fraza të cilën e kemi dëgjuar shumë...
-
Sela godet VLEN-in: Kanë harruar Albinin, tash e përmendin Mickovskin
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pr...
-
Kosova në hapat e fundit drejtë anëtarësimit në KiE
Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës vlerësohet se mund ...
-
Policia në Ferizaj shqipton gjoba dhe konfiskon motoçikleta dhe skuterë
Policia në Ferizaj ka njoftuar se sot kanë zbatuar planin operativ “Motoçikle...
-
Një person the*ret me thi*kë te Liqeni i Batllavës
Nga Policia e Kosovës njoftuan sonte se një person ka marrë lëndime trupore t...
-
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave mes gjinisë së njëjtë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka thënë se deklarata e kryemini...
-
Dumoshi (LDK): Gjitha kërkesat e SBASHK-ut janë të drejta, ne do të kemi komunikim me ta se Qeveria po i neglizhon
Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi për FrontOnline ka komentuar protestën e SB...
-
“Vrásje në tentativë” – Prokuroria kërkon ndalimin e pesë personave për incidentin e armatosur në Lupç të Podujevës
Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar që pesë persona të ndalohen për ...
-
Blinken: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu të mërkurën vendosmërinë ...