Shkëlzen Gashi lexon në studoi letrën e Kadri Veselit: Më fascionon, është letër historike e një burrështetasi
Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 21 July 2022
Opinionisti Shkëlzen Gashi ka thënë se ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-Kryeparlamentari Kadri Veseli kanë bërë mirë që e kanë përkrahur themelimin e Gjykatës Speciale, ndërkohë që ka deklaruar se VV ka luajtur rol kundër interesit të Kosovës, duke e kundërshtuar atë.
“Me kundërshtu është shumë lehtë. Me na kallxu qysh me zgjidhë këtë problem, nuk na kanë kallxu asniherë. Këtu është thelbi i krejt problemit. Mendoj që Presidenti Thaçi atëherë dhe Kryeparlamentari Veseli kanë bo shumë mirë që e kanë shty përpara këtë çështje dhe kanë bo mirë që e kanë votu Gjykatën Speciale. S’ka pasur zgjidhje më të mirë, çdo zgjidhje tjetër pas raportit të Dick Martyt, do të ishte më e keqe. Jo vetëm që do të shkonte në Këshill të Sigurimit, por edhe për një mori çështjesh tjera”, ka thënë Gashi në Pressing.
Ai ka lexuar edhe një pjesë të letrës së Kadri Veselit, kur kishte sqaruar pse e përkrahte Tribunalin e Hagës. Letrën e ka quajtur historike dhe fjalët e tij, Gashi i ka vlerësuar si qëndrim të një burrështetasi.
“Kadri Veseli ka mbajtur një qëndrim burrështetasi. Mua më fascinon ajo letra.Letra e Veselit është një letër historike”, ka thënë Gashi.
Ai, nga telefoni i tij personal, ka lexuar një pjesë të deklaratës së Veselit.
“Jam i vetëdijshëm që ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës tonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e Millosheviqit. Por, unë nuk e shoh në këtë mënyrë, por e shoh si mundësi që t’i përgjigjemi akuzave dhe thashethemeve që kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte…. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e Tribunalit”, ka cituar Gashi ish-kryeparlamentarin Veseli, i cili mbahet ende në Hagë.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...