Publikohet mesazhi i fundit i Brilant Martinaj para se të vritej në Fushë-Krujë
Autori: Gazeta inFokus 18:12 | 20 July 2022
23-vjeçari Brilant Martinaj ishte një nga të vrarët të dielën e 17 korrikut. Ai ishte i skeduar për disa rekorde kriminale. Por në muajt e fundit kishte arritur t’i mbyllte punët me organet e drejtësisë.
Pavarësisht kësaj, i riu përveçse ishte mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe njihej për miqësitë me njerëz të njohur, përpiqej të këshillonte të afërm e miq më të ri, që të ecnin në rrugë të drejtë.
“Mos u merrni me këto punë, se edhe unë që jam marrë nuk dal dot më nga kjo rrugë”, citohet të ketë thënë Brilant Martinaj pak kohë para se të vritej, me njerëzit e tij të njohur.
Mesditën e të dielës, në rrugën kryesore që lidh Fushë-Krujën me Tiranën, një pritë iu bë makinës ku po udhëtonin tre të rinj, Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Disa persona, një skuadër e identifikuar deri më tani si me 5 anëtarë ka ekzekutuar në mënyrë makabre 3 të rinjtë duke djegur edhe makinën ku ata po udhëtonin.
Njëri prej tyre, Dikler Vata zbriti nga mjeti i plagosur duke tentuar të shpëtonte por autorët u kthyen dhe e qëlluan përsëri duke u siguruar që e vranë.
Shënjestra e atentatit sipas burimeve nga grupi hetimor është Brilant Martinaj, kushëri i parë me biznesmenin e përfshirë në disa ngjarje kriminale, Ervis Martinaj. Sot janë zbuluar edhe të dyshuarit e parë të ngjarjes së rëndë. Në pyetje pritet të merren Endrit Dokle dhe Ramazan Rraja, e po ashtu edhe Gentian Reci, Fation Murati, Alesio Dobrozi dhe Rohan Brahimi.
Këta persona janë të dyshuarit kryesorë të masakrës së Fushë Krujës, një ngjarje makabre që lidhet me përplasjen e bandave në zonën e Kurbinit.
Të tjera
-
Aksionarët e Tesla-s miratojnë paketën e pagës për Elon Musk, zbulohet shifra marramendëse që do të paguhet CEO i kompanisë
Aksionarët e Tesla kanë miratuar një marrëveshje pagese prej 45 miliardë doll...
-
Moti në Shqipëri me vranësira, reshje shiu dhe stuhi
Meteorologët thonë se rrymat ajrore Atlantike po ndikojnë Evropën perëndimore...
-
Del nga koma pas 15 ditësh avokati i Sali Berishës
Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ka dalë nga koma pas 15 ditës, pasi ...
-
Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen 10-vjeçare të sigurisë, presidenti ukrainas: Ditë historike!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden dhe president...
-
Komisioni hetimor për librat, diskuton për angazhimin e ekspertëve
Në Kuvendin e Kosovës, tre komisione parlamentare kanë përaljruar aktivitetet...
-
Veterani britanik kthehet pas 25 vjetësh në Kosovë, ka dëshirë t’i takojë fëmijët që i shpëtoi në luftë
Stephen Richards nga Liverpooli para 25 vitesh bashkë me mijëra ushtarë brita...
-
Protestojnë ish-punëtorët e ‘Rilindjes’
Ish-punëtorët e ‘Rilindjes", sot protestojnë para AKP-së në Prishtinë. Protes...
-
Rrahmani për Kodin Civil: Në asnjërin organ të VV’së nuk është diskutuar paraprakisht
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Eman Rrahmani, ka deklaruar se në Lëvi...
-
Mot sot i ndryshueshëm, temperatura deri 22 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
I jepet lamtumira e fundit llapjanit i cili vdiq në Qabe, u varros në Mekë
I është dhënë sot lamtumira e fundit, haxhiut nga Podujeva, Muharrem Gashi, i...
-
Ky është personi që po dyshohet për përfshirje në sherrin me armë zjarri te Bregu i Diellit
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te banesat e bardha në lagjen Bre...
-
Të shtënat me arm^ë në Prishtinë, Policia jep detajet e fundit
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për Infokus ka thënë se rreth orës 21:30 ...