Lajme

Arrestohet 21-vjeçari kosovar në Morinë, Policia e Shqipërisë jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 12 Korrik 2022

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është arrestuar një 21 vjeçar me banim në Prishtinë, i cili ka tentuar të korruptojë punonjësit e policës kufitare, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njofton policia, kosovari ka dashur të korruptojë policinë me qëllim kalimin e kufirit me një motomjet të dyshuar të trafikuar.

“Goditet, gjatë kontrolleve me përzgjedhje, një rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Kufitare. Tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë, me qëllim kalimin e kufirit me një motomjet të dyshuar të trafikuar, vihet në pranga 21-vjeçari kosovar. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve të pandërprera, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, përmes kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, motomjetin me drejtues shtetasin B. Th., 21 vjeç, banues në Prizren, Kosovë”, thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Po ashtu kanë bërë të ditur se nga verifikimi ka rezultuar se kosovari kishte dorëzuar një dokument që i përkiste një motomjeti tjetër.

“Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas kishte dorëzuar një dokument që i përkiste një motomjeti tjetër, të ndryshëm nga motomjeti që ai drejtonte. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. Th., 21  vjeç, banues në  Prizren, Kosovë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”.Motomjeti u sekuestrua në cilësinë  e provës materiale”, thuhet tutje në njoftim./Gazeta Infokus/

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy