Lajme

Europa Nostra në takim me KFOR-in, kërkojnë mbrojtje të lartë për Manastirin e Deçanit

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 06 July 2022

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Ferenc Kajari, ka pritur pardje në takim delegacionin e organizatës Europa Nostra të udhëhequr nga zëvendëspresidenti Guy Clausse. Delegacioni i organizatës ka theksuar nevojën që Manastiri i Deçanit të ketë mbrojtje të lartë nga KFOR-i.

Në një njoftim të KFOR, thuhet se në takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë në veçanti me pronat që kanë status të veçantë raporton Gazeta Express.

“Komandanti i misionit KFOR, Ferenc Kajári mirëpriti Zëvendës Presidentin Ekzekutiv të Europa Nostra,  Guy Clausse në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë. Ata diskutuan situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti lidhur me pronat me status të veçantë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Kurse Europa Nostra në një njoftim për takimin me komandantin e KFOR-it thotë se në takim është biseduar për nevojën që të ruhet mbrojtje e lartë  për manastirin e Deçanit.

“Mirënjohës ndaj komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari për mikëpritjen e delegacionit tonë për një shkëmbim të frytshëm të pikëpamjeve në nevojën që të ruhet mbrojtje e lartë për Manastirin e Deçanit, Monument i Trashëgimisë Botërore në Rrezim, i përfshirë gjithashtu në listën tonë të vitit 2021, të 7 monumenteve më të rrezikuara”, thuhet në njoftim.

Delegacioni i Europa Nostra kanë vizituar Manastirin e Deçanit, të cilin e kanë futur në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Evropë për vitin 2021.

Delegacioni i Europa Nostra është pritur dje nga Igumeni Sava Janjic, të cilëve u ka shtruar darkë në ambientet e objektit fetar, raporton Gazeta Express.

Igumeni Janjic ka publikuar disa fotografi të vizitës së delegacionit të organizatës evropiane në manastir.

“I nderuar ta mirëpres delegacionin e Europa Nostra sot në Manastirin e Deçanit. Mbrojtja e trashëgimisë së përbashkët në Evropë është thelbësore për të ardhmen e kontinentit tonë. Duke vizituar vende të traditave të ndryshme Europa Nostra do të theksojë nevojën e mbrojtjes së trashëgimisë në Kosovë. Delegacioni i Europa Nostra që po kalon këto ditë në një vizitë studimore në Kosovë përbëhet nga ekspertë të shquar të cilët janë tejet të angazhuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në evropë dhe të punojnë në shumë projekte në këtë fushë. I nderuar që i mirëprita”, thuhet në ‘cicërimën’ e Janjic në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera