QKUK-ja në nevojë edhe për 1 mijë e 200 punëtorë shëndetësorë
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 21 June 2022
Derisa punëtorët shëndetësorë po largohen çdo ditë e më shumë nga Kosova, Qendra Klinike Universitare ka mbetur në nevojë për staf e madje kjo shifër është rritur dukshëm.
Sipas drejtorit të Klinikës së Otorinolaringologjisë në QKUK, Arsim Behramaj, ky institucion ka nevojë edhe për 1 mijë e 200 staf shëndetësorë.
“Në aspektin e stafit jemi keq një ditë kanë qene këta qendrës klinike universitare të bordit edhe d.m.th. qendra klinike universitare është – 1200 punëtore mangu që duhet me i punësu mirëpo probleme ka buxhetore te cilat normalisht ata njerëz duhet me i pagu duhet me i shti ne lista të rrogave edhe me u nda një buxhet mirëpo d.m.th. mungesat janë 1200 mungojnë për momentin tek ne”, ka thënë Behramaj në emisionin “Doktor Plus” që është prodhim i Gazetës Infokus.
Drejtori i kësaj klinike për Doktor Plus ka treguar edhe se ku konkretisht janë këto mungesa të stafit, e sipas tij kjo është si problem i skadimit të kontratave të përkohshme dhe mos vazhdimit të tyre.
“Ka mungese mjaftë të madhe sidomos të motrave instrumentare që punojnë në sallë mirëpo edhe stafit tjetër që janë nëpër reparte mirëpo ka mungesë edhe të stafit mbështetës p.sh. personat që e bartin pacientin personat që pastrojnë që mirëmbajnë d.m.th. krejt janë ne mungese, ministria e ka pas një marrëveshje përkohësisht me disa kompani për kontrata te përkohshme po tash ju kanë skaduar edhe po na lindin probleme p.sh. për bartjen e materialit medicinal deri te lavatorja qendrore dhe me i kthyer d.m.th. këto janë probleme kronike qe po na shoqërojnë”, është shprehur Behramaj.
Ndërsa sipas të dhënave nga Oda e Mjekëve numri i mjekëve që kanë kërkuar dokumentin mbi të kaluarën etike i cili edhe iu shërben për të punuar jashtë Kosovës në dy vitet e fundit është 245 mjekë.
“Oda e Mjekëve të Kosovës sipas kërkesës së mjekëve anëtar për vitin 2021 ka lëshuar gjithsej 159 Certifikata mbi të kaluarën Etike dhe Profesionale. Ndërsa, gjatë këtij viti, deri me datë 10.05.2022 Oda e Mjekëve të Kosovës ka lëshuar gjithsej 86 Certifikata mbi të kaluarën etike dhe profesionale”, thuhet në përgjigjen e OMK-së për Doktor Plus.
E sipas tyre arsyeja e largimit në të shumtën e këtyre rasteve janë kushtet e punës dhe paga.
“Në pyetësorin e OMK-së, arsyeja kryesore e tërheqjes së certifikatës mbi të kaluarën etike dhe profesionale del të jenë kushtet e punës, në kuptim të ambientit të vendit të punës dhe të ardhurat nga vendi i punës”, thuhet në përgjigjen nga Oda e Mjekëve.
E sipas drejtorit të ORL-së konkretisht në këtë Klinikë ka edhe probleme me pajisjet që sipas tij janë shumë të vjetra për kryerjen e shërbimeve.
Për më shumë ndiqni storien në vazhdim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...