Edi Rama për raportet me Kurtin: Jam tërësisht i papërfshirë në jetën politike në Kosovë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/06/edi-rama-albin-kurti-32546-696x464-1-696x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
14:16 | 20 June 2022
Sot Qeveria e Kosovës u takua për të tetën herë me atë të Shqipërisë, për të diskutuar mbi thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve mes dy shteteve.
Në konferencën e përbashkët për media, mes Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atij të Kosovës, Albin Kurti, Rama foli edhe për raportimet rreth raporteve të tij me Kryeministrin kosovar dhe qeverinë Kurti.
Tha se gjithçka çfarë është thënë janë spekulime, duke argumentuar kështu me marrëveshjet e arritura dhe të zbatuara mes dy qeverive.
“Për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së punës mes dy qeverive. Me qeverinë aktuale e kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara, përfshirë edhe marrëveshjet e nënshkrua në të kaluarën”, tha Rama në Prishtinë.
Shtoi se është i pa përfshirë në jetën politike në Kosovë dhe i pa interesuar të përfshihet.
“Shpresoj që ky të konsiderohet një fakt dhe jo një arsyeje për të bërë spekulime të tjera të natyrës politike. Sepse unë jam tërësisht i papërfshirë edhe i painteresuar të përfshiheshim në jetën politike të Kosovës”, theksoi kryeministri shqiptar, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot ne kemi bërë një bilance pozitiv të bashkëpunimit dhe kemi rënë dakord për disa gjëra me rëndësi. Nuk e ekzagjeroj fare kur them se pas çdo mbledhje të përbashkët ne i afrohemi pak më shumë qëllimit madhor të dokumentit te partneritetit strategjik mes dy shteteve tona. Sot kemi rënde dakord që në kuadrin e 110 vjetorit të flamurit tonë kombëtar të pavarësisë së Shqipërisë të organizojmë për herë të parë Kuvendin e Përbashkuar të të dyja republikave. Një seancë jubilare ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për të adresuar popullin shqiptar kudo ku ai ndodhet dhe poashtu kemi rënë dakord që në periudhën e fundit të vitit të publikojmë edhe revistën e parë bashkëqeveritare e cila do t’ju shërbejë të gjithëve për të parë të gjitha faktet dhe shifrat e bashkëpunimit dhe të gjitha marrëveshjet dhe nivelin e zbatimit të tyre, pra do te kemi një fletore zyrtare për të dyja qeveritë e cila do të publikohet ne fund të çdo viti”, tha Rama.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/artikull-1.png)
Të tjera
-
Kina dhe Franca nisin misionin për të kuptuar më mirë gjithësinë
Një satelit i Francës dhe Kinës është lëshuar të shtunën drejt hapësirës, për...
-
Mungesa e rezultateve për të pagjeturit, Hoti paralajmëron palën serbe
Muret e zyrës së tij nuk janë aq të mëdha për t’i bërë vend të gjithë të pagj...
-
Deputetja e AAK-së: Qeveria nuk po bën asgjë për sigurimet shëndësore të Policisë së Kosovës
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, për FrontOnline thotë se sigurimi për Poli...
-
Sindikata e Policisë: Ministri Sveçla na premtoj se shumë shpejtë bëhen sigurimet shëndetësore për policët
Nënkryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, për FrontOnline, ...
-
Lekaj: Kosova ka një kryeministër shumë të dobët në dialog, prandaj nuk po mbyllet raporti Kosovë-Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Çekia thotë se Kosova dhe Serbia duhet të afrohen me standardet evropiane, të reformojnë veten e tyre
Zgjerimi i Bashkimit Evropian për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor ...
-
Kastrati e quan ‘mjeran’ Surroin: Gjithmonë ka qenë i shkëputur nga identiteti ynë
Deputeti I PDK’së, Ardian Kastrati ka reaguar pas një deklarate të publicisti...
-
Shtrëngata të mëdha me breshër masiv kaplojnë Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë
Në raportin më të ri parashikues të Institutit Eksperimental për studimin e s...
-
Nga një muaj paraburgim për katër të dyshuarit për fajde që u arrestuan në Pejë
Gjykata Themelore në Pejë ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të arrestu...
-
Humolli: Kurti vazhdon me takime që nuk i ndihmojnë paqes në Ballkan, ende nuk mori mësim nga kjo politikë e gabuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçi...
-
Paralajmërohet kujdes, pas temperaturave jashtëzakonisht të larta, stuhitë e forta pritet të pushtojnë vendin
Një ditë jashtëzakonisht e nxehtë ka mbretëruar edhe gjatë ditës së sotme. Qy...
-
Rukiqi (LDK): Një javë plot propagandë e dyshes Bislimi-Murati
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se dy anëtar...