Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 20 Qershor 2022

Një person nga Peja gjatë të dielës është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë.

“Dyshohet se viktima ishte rrëzuar nga një pemë dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Rasti në polici është iniciuar si “HETIM I VDEKJES”, dhe është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy