“Munguan dy dokumente”, Ministri Krasniqi jep versionin e tij për atë çfarë ndodhi me Sunny Hill
Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 15 June 2022
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se çfarë ka ndodhur mes komunës së Prishtinës dhe ministrisë që drejton ai lidhur me dhënien e lejes për festivalin Sunny Hill.
Festivali Sunny Hill u zhvendos në Tiranë, ndërsa komuna e Prishtinës akuzoi MAPL-në për burokraci në dhënien e lejeve për pronë.
“Fatkeqësisht nuk kam mundur t’i përcjellë shumë detajet. Mund të jem i hendikepuar në këtë bashkëbisedim. Por festivali Sunny Hill dhe dhënia e lejes nuk është diçka e re për mua.; prej vitit të kaluar jam marrë intensivisht me këtë punë. E kanë të qartë se sa kam qenë i angazhuar si ministër që të jenë procedurat në rregull që të konfirmojmë ligjshmërinë e pronave të komunës”, tha ai.
“Nuk e di cka ka thënë Asociacioni. Nuk e di a e thënë kryetarët e komunës apo ndonjë zyrtar i përjetshëm atje. Ai thotë se nuk kam kompetencë në këtë proces”, shtoi Krasniqi.
Ai tregon se ministria i ka kërkuar dy dokumente shtesë komunës në mënrëy që i gjithë procesi të jetë në rregull.
“Më duhet të kthehem tek historiku. Kemi pasur kërkesë nga komuna e Prishtinës që MAPL me mu ministër nga ish-kryetari Shpend Ahmeti të cilën ishim të detyruar ta kthejmë prapa. Ajo nuk ka qenë në listat e pronave të komunës. Kjo ka qenë arsyeja e kthimit. Ky proces bëhet cdo vit për vitin paraprak. Këtë nuk e ka bërë komuna as vitin paraprak. Me 12 janar kemi dërguar një shkresë kryetarëve të komunave e kërkesë ka qenë që komuna e Prishtinës të kalojë shfrytëzimin e pronës për Sunny Hill dhe ta bëjnë publike në uebsajtin e komunës. Jam takuar me kryetarin Rama dhe përfaqësues nga Sunny Hill, ata e kanë përmbushur këtë kriter. Landa e cila ka ardh nga komuna në MAPL ka qenë e pakompletuar. kanë munguar dy dokumente. Në një situatë tjetër ministria do ta kthente. Mirëpo por mos me i humb edhe potencialisht 45 ditë kemi kërkuar nga komuna e Prishtinës që të plotësojë dosjen. Komuna e Prishtinës i ka dërguar këto tek ne. Procesi ka të bëjë me verifikimin e ligjshmërisë. Pjesën e largimit të festivalit nuk mund ta komentojë. Përgjegjësi e jona është akti i komunës”, tha ai.
“Ne nuk e kemi refuzuar lëndën e komunës së Prishtinës. Kemi kërkuar dokumente shtesë. Kemi dëshirë që të mos ketë asnjë dilemë kjo dosje”, përfundoi Krasniqi. /Gazeta Express/
Të tjera
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...
-
Rohde për të pagjeturit: Keqardhje që s’është bërë progres në 3 vitet e fundit për shkak të bllokadës politike
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në Ditën Kombëtare për Personat e Z...
-
Ambasada e ShBA-së për të zhdukurit e luftës: Prioritet gjetja e përgjigjeve për familjarët e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën K...