ZRrE i reagon Avokatit të Popullit lidhur me opinionin për tarifat e shtrenjta
Autori: Gazeta inFokus 15:39 | 26 May 2022
Zyra e Rregullatorit për Energji i ka reaguar Institucionit të Avokatit të Popullit, lidhur me një opinion që ka lëshuar ky institucion për vlerësimin e strukturës së re tarfore kundrejt të drejtave të njeriut.
Sipas ZRRE’së, IAP’I as që e ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore.
“Fillimisht duhet pasur parasysh se në kuadër të kompetencave të dhëna në legjislacionin primar dhe sekondar, ZRRE ka mandat për aprovimin e metodologjive tarifore dhe aprovimin të tarifave të energjisë. Në këtë kuptim në vitin 2021 ZRRE ka iniciuar procesin e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike në harmoni me legjislacioni primar dhe sekondar duke i dhënë mundësinë e komentimit të gjitha palëve të interesit lidhur me propozimin fillestar të ZRRE-së. ZRRE pas shqyrtimit të komenteve të palëve të interesit ka paraqitur vlerësimin përfundimtar lidhur me Strukturën Tarifore. Vlen të theksohet se Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka ofruar ndonjë koment gjatë këtij procesi si mundësi e dhënë për të kontribuar në cilësinë e këtij procesi.
Ndër të tjera, në opinionin e Institucionit të Avokatit të Popullit pretendohet që rivendosja e bllok-tarifës në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Kosovës ka qenë e kuptueshme dhe e mirëpritur nëse do të vendosej për të kursyer energjinë elektrike, por kjo nuk paraqitej në arsyetimin e ZRRE-së. Institucioni i Avokatit të Popullit në opinionin e tij, shihet që fare nuk ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore, dhe fton Institucionin e Avokatit të Popullit t’i referohet Raportit Konsultativ për Strukturën Tarifore të ZRRE-së, në faqe 19 dhe 20 të raportit”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
REAGIM PUBLIK NDAJ INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT
Më datë 23 maj 2022 Institucioni i Avokatit të Popullit ka lëshuar një opinion lidhur me vlerësimin e strukturës së re tarifore kundrejt të drejtave të njeriut.
Fillimisht duhet pasur parasysh se në kuadër të kompetencave të dhëna në legjislacionin primar dhe sekondar, ZRRE ka mandat për aprovimin e metodologjive tarifore dhe aprovimin të tarifave të energjisë. Në këtë kuptim në vitin 2021 ZRRE ka iniciuar procesin e rishikimit të tarifave të energjisë elektrike në harmoni me legjislacioni primar dhe sekondar duke i dhënë mundësinë e komentimit të gjitha palëve të interesit lidhur me propozimin fillestar të ZRRE-së. ZRRE pas shqyrtimit të komenteve të palëve të interesit ka paraqitur vlerësimin përfundimtar lidhur me Strukturën Tarifore. Vlen të theksohet se Institucioni i Avokatit të Popullit nuk ka ofruar ndonjë koment gjatë këtij procesi si mundësi e dhënë për të kontribuar në cilësinë e këtij procesi.
Ndër të tjera, në opinionin e Institucionit të Avokatit të Popullit pretendohet që rivendosja e bllok-tarifës në sistemin elektroenergjetik të Republikës së Kosovës ka qenë e kuptueshme dhe e mirëpritur nëse do të vendosej për të kursyer energjinë elektrike, por kjo nuk paraqitej në arsyetimin e ZRRE-së. Institucioni i Avokatit të Popullit në opinionin e tij, shihet që fare nuk ka analizuar raportin konsultativ për strukturën tarifore, dhe fton Institucionin e Avokatit të Popullit t’i referohet Raportit Konsultativ për Strukturën Tarifore të ZRRE-së, në faqe 19 dhe 20 të raportit, e ku theksohet:
“Një sistem tarifor me 2 blloqe (i aprovuar nga ZRRE) konsiderohet më i thjeshtë për t’u kuptuar nga konsumatorët, duke përmbushur gjithashtu kriteret e mbulimit të kostos, stimulimin e efiçencës së energjisë dhe ofrimin e sinjaleve të qarta të çmimeve për konsumatorët”.
Poashtu, është e pa pranueshme se si Institucioni i Avokatit të Popullit vendosë jashtë kontekstit qëndrimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (SKE). ZRRE rithekson se SKE ka përkrahur parimin e aplikimit të blloqeve duke dhënë komente përmbajtësore përkrahëse lidhur me strukturën tarifore, madje SKE ka rekomanduar rritjen e bllokut nga propozimi fillestar. Për më tepër në shkresën e SKE ndër të tjera theksohet: “Për ta përmbledhur këtë, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë mbështet bazën mbi të cilën ZRRE ka propozuar rritjen e tarifave”.
Duke qenë se kohëve të fundit, ka një referencim të këtij raporti nga palë të ndryshme, ZRRE përkundër sqarimeve të dhëna më sipër, ditëve në vijim do të hartojë një raport më të detajuar lidhur me vlerësimin e opinionit të Avokatit të Popullit për vlerësimin e strukturës së re tarifore ashtu që publiku të jetë i informuar në mënyrë të drejtë.
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...