Lajme

Aksidentohen tri vetura në Prishtinë, në mesin e tyre edhe ajo e policisë

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 23 May 2022

Policia njofton për një aksident të ndodhur dje në Prishtinë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se i dyshuari mashkull shofer i veturës, duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit ka goditur veturën tjetër civile dhe veturën e policisë e cila ka qenë e parkuar dhe në të kanë qenë zyrtarët policor.

Sipas policisë, lëndime trupore kanë pësuar njëri shofer i automjetit civil, një pasagjer dhe dy zyrtarët policor. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së për tretman mjekësor.

Shoferi i veturës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë i policisë:

Udhëkryqi i rrugëve Agim Ramadani dhe Eqrem Qabej, Prishtinë. 22.05.2022 – 03:42. Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur pasi që i dyshuari mashkull kosovar duke mos përshtatur shpejtësinë e automjetit ka goditur veturën tjetër civile dhe veturën e policisë e cila ka qenë e parkuar dhe në të kanë qenë zyrtarët policor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar njëri shofer i automjetit civil, një pasagjer dhe dy zyrtarët policor. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e QKUK-së për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera