Lajme

Vetura shkel një fëmijë në Istog

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 19 May 2022

Dyshohet se si shkak i pakujdesisë në komunikacion një person i gjinisë mashkullore ka goditur me veturën e tij një fëmijë-këmbësor.

Rasti kaq ndodhur dje në Vrellë të Istogut, ku sipas policisë fëmija ishte duke e kaluar rrugën.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

-Advertisement-

“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur viktimën mashkull kosovar – këmbësor (fëmijë), i cili ishte duke kaluar rrugën. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera