Lajme

Seanca e radhës e kuvendit mbahet të enjten

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 16 May 2022

Pas mbledhjes së rregullt të kryesisë së kuvendit u vendos që seanca e re e kuvendit të mbahet të enjtën, më 19 maj, me fillim nga ora dhjetë.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, tha pikat e rregullta të rendit të ditës, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe miratimi i procesverbalit, do të pasohen nga miratimi në lexim të dytë të projektligjit për turzimi dhe shqyrtimi i prjektligjit për policinë ushtarake në Forcën e Sigusië së Kosovës.

“Kemi diskutuar edhe për konstituimin e ekipit për reformën zgjedhore, ku në mbledhjen e radhës do t’i kemi emrat e anëtarëve që do të marrin pjesë në reformën zgjedhore… Një fakt i pakontestueshëm është që kosova ka hyrë në një proces stabil të zgjedhjeve që edhe në nivel lokal e qendror kanë qenë shembull për rajonin”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera