Lajme

Ankesat kundër IPKO-s, publikohet pasqyra e të hyrave të kompanisë

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 16 May 2022

Kompania telekomunikuese IPKO i ka rritur për 15 për qind fitimet operative në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

IPKO, e cila është përballur me ankesa nga konsumatorët pas heqjes së disa kanaleve televizive në fillim të muajit maj, ka shënuar rritje të fitimeve operative në muajt janar, shkurt dhe mars, sipas një raporti të publikuar nga Telekomi i Sllovenisë, aksionari kryesor i kompanisë.

Operatori Kosovar i telekomunikacionit Ipko e mbylli tremujorin e parë me të hyra operative prej 17.5 milionë euro, një rritje prej 15 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, sipas rezultateve tremujore të pa audituara të Grupit mëmë Telekom Slovenije.

-Advertisement-

Operatori numëroi 104,968 lidhje me pakicë broadband në fund të muajit mars, 833,535 lidhje celulare me pakicë, si dhe 35,057 përdorues VoIP. /Paparaci.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera