Britania njofton 1.3 miliardë £ mbështetje ushtarake për Ukrainën, përpara samitit të G7
Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 08 May 2022
Mbretëria e Bashkuar do të japë 1.3 miliardë paund të tjera ndihmë për Ukrainën, tha në një deklaratë Thesari i vendit.
Njoftimi vjen përpara një samiti virtual të G7, ku do të përfshihet edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Premtimi shënon “normën më të lartë të shpenzimeve ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar për një konflikt, që nga kulmi i fushatave në Irak dhe Afganistan”, sipas Thesarit.
Në fillim të kësaj jave, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson premtoi 300 milionë £ (370 milionë dollarë) mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë pajisjet e luftës elektronike, një sistem radari kundër baterive, pajisje bllokimi GPS dhe mijëra pajisje për shikim natën. Thesari tha se kjo do të financohej nga rritja prej 1.3 miliardë paund.
Premtimi i ri pothuajse dyfishon angazhimet e mëparshme të MB për shpenzimet në luftën në Ukrainë.
Sipas deklaratës, ajo i shtohet “mbështetjes ekzistuese të Britanisë prej 1.5 miliardë £, e cila përfshinte rreth 400 milionë £ në ndihmë humanitare dhe grante për qeverinë ukrainase, dhe zhbllokimin e mbi 700 milionë £ në kreditimin nga Banka Botërore përmes garancive”.
Të tjera
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...
-
Wall Street Journal: Agjencitë amerikane të zbulimit thonë se ndoshta Putini s’e ka urdhëruar vrḁsjen e Navalnyt
Sipas një artikulli të gazetës ‘Wall Street Journal’ të publikuar të shtunën,...
-
Ahmeti: Nuk vendos Mickoski a shkon BDI-ja në opozitë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se n...
-
Rrëfimi për mḁsakrën e Rezallës: “M’u qetësua shpirti kur e gjetëm trupin e babait”
Shumë net pa gjumë, vuajtje e mërzi e shoqëruan Shaban Deliun, derisa u ident...
-
Paralajmërimi i ministrit gjerman: Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa
Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtoj...
-
Rrëfimi i Menduh Thaçit: Gjeneralit të NATO-s dhe ambasadorit amerikan u kërkova ndihmë me lot
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në një intervistë për LIBERO ka rrëfyer për vit...
-
Biden dhe gazetarët do të mblidhen në Shtëpinë e Bardhë për “darkën që dominohet nga humori”
Çdo vit në muajin prill, presidenti në detyrë dhe gazetarët mblidhen në Shtëp...
-
Kryeministri Kurti nga Meja: Lṷfta për lṷftën e Kosovës nuk ka përfunduar më 1999
Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim pë...
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...