Lajme

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 04 April 2022

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të hënën mbledhje nga ora 11:00, ku në rendin e ditës do të jetë edhe caktimi i datës së seancës së re plenare.

Këto janë pikat e rendit të ditës janë: Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për vetëqeverisjen lokale, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për tokën bujqësore, votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate, votimi në parim i Projektligjit për Ushqim, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 05/L-118, zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb, formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave nga radhët e komunitetit shqiptar dhe shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera