Lajme

Blinken: NATO nuk do konflikt, por nëse vjen, është gati për të mbrojtur çdo pëllëmbë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 04 March 2022

Sekretari amerikan i shtetit, zhvilloi një takim këtë mëngjes me ministrat e Jashtëm të NATO-s dhe BE-së në Bruksel, ku u trajtua çështja e luftës në Ukrainë.

Blinken tha se NATO nuk kërkon konflikt, por “nëse konflikti vjen tek ne, ne jemi gati për të dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s“.

“Gjatë natës, ne kemi parë sulmin kundër një termocentrali bërthamor. Kjo thjesht tregon pamaturinë e kësaj lufte dhe rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë e tërheqjes së të gjitha trupave nga Rusia dhe angazhimit në mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, shtoi Blinken.

-Advertisement-

Gajtë fjalës së tij Blinken tha po ashtu se aleanca e NATO-s qëndron e bashkuar dhe çdo aleat po i vjen në ndihmë Ukrainës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera