Lajme

Ja sa i kushton buxhetit të Kosovës pastrimi i rrugëve nga bora

Autori: Elvira Haxhiu 12:35 | 08 February 2022

Më përkeqësimin e motit e reshjeve të borës edhe gjendja në rrugët e Kosovës rëndohet, shkruan Gazeta Infokus.

E pastrimi i rrugëve nacionale dhe rajonale Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do t’i kushtojë 12 milionë euro.

Nga kjo ministri për Gazetën Infokus kanë thënë se mirëmbajtja e rrugëve është e përfshirë në një pako një vjeçare e cila quhet “Mirëmbajtja Verore dhe Dimërore” e rrugëve.

-Advertisement-

Gjithashtu, nga MMPHI kanë njoftuar se për pastrimin rrugëve janë të kontraktuara 17 kompani.

“Numri i kompanive te angazhuara nga MMPHI për mirëmbajtjen dimërore të autorrugëve, rrugëve nacionale dhe atyre rajonale deri me tani është gjithsej 17 kompani”, thuhet në përgjigjen e këtij dikasteri për Infokusin.

Edhe pse pasditen e së hënës Kosova u mbulua nga bora, gjendja në rrugët e vendit është mirë.

Kështu të paktën kanë deklaruar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duke thënë se autoudhët, rrugët nacionale dhe regjionale janë të qarkullueshme pa pengesa./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera