Organizatori i protestës për rrymën: Partitë opozitare deshën të na bashkohen, i refuzuam
Autori: Gazeta inFokus
10:30 | 26 Janar 2022
Dibran Hoxha, organizator i protestës së sotme kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, ka thënë se kanë pasur kërkesa nga disa parti opozitare për t’u bashkuar në protestën e sotme, por që sipas tij, i kanë refuzuar, pasi janë nën petkun politik. Por Hoxha tha se do t’i pranonin nëse do të merrnin pjesë si qytetarë.
“Kemi pasur disa kërkesa që disa parti opozitare të na bashkohen por ne jemi grup i aktivistëve të shoqërisë civile dhe i kemi refuzuar kategorikisht për aq sa ata janë brenda partive politike, nëse vijnë në rolin e qytetarëve pa ombrellë partiake atëherë i pranojmë. nuk jemi e as nuk kemi qenë të gatshëm të bashkëpunojmë me ta sepse edhe opozita në njëfarë forme ka faj që jemi në këtë gjendje”, ka thënë Hoxha në Klan Kosova.
Ai tha se kjo protestë do të organizohet nga shoqëria civile andaj tha se beson se qytetarët do t’i bashkohen asaj pasi afekton jetën e tyre.
Ndërkaq shtoi se nuk kanë pasur ndonjë kontakt me qeverinë andaj edhe kjo protestë vjen për të treguar kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi.
“Jo nuk kemi pasur kontakt me qeverinë për atë kemi organizuar protestë, sepse protesta është mjeti i vetëm demokratik përmes daljes në protestë, ia bëjmë me dije qeverisë që jemi kundër shtrenjtimit të rrymës. nuk kemi kontakt dhe nuk e di se a kemi nevojë të kemi kontakt pasi ata veç do duket të pozicionuar dhe po duket se tashmë ka vendosur për të aprovuar ngritjen e çmimit të rrymës”, ka thënë ai.
Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në orën 12:00, njofton Klankosova.tv.

T� tjera
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
































