Lajme

E mitura arrestohet për kanosje, policia i konfiskon edhe një thikë

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 21 Janar 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë të mitur në Gjakovë për shkak se kishte kanosur një person.

Tek e dyshuara policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë 20.01.2022 – 12:40. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e mitur për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Tek e dyshuara gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy