Lajme

Që nga e enjta testet rapide në Prishtinë do të bëhen shtatë ditë në javë

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 19 Janar 2022

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi përmes një posrtimi në ‘Facebook’, ka njoftuar se nga nesër në komunën e Prishtinës do të bëhen teste rapide në shtatë ditë të javës, shkruan Gazeta Infokus.

Gashi në këtë postim tha se këto teste do të bëhen në Qendrën e Studentëve me fillim nga ora 08:00 deri në orën 18:00.

Sipas tij ky vendim ka ardhur pas shtimit të fluksit të qytetarëve që kërkojnë të testohen për Covid-19.

-Advertisement-

“Njoftohen qytetarët e Komunës së Prishtinës se nga data 20.01.2022 Qendra e Studentëve ku bëhen testet RAPIDE- antigjen do te punojë 7 ditë te javës me këtë orar: 08:00-18:00. Ky vendim është marrë në përgjigje të rritjes së numrit të qytetarë që kërkojnë të testohen me testet rapide antigjenike. Vetëm dje me dt. 18.01.22 kishim 403 testime!”, ka shkruar Gashi në ‘Facebook’./Gazeta Infokus/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy