Lajme

Përleshje në sheshin e Obiliqit, theren me thikë tre persona

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 11 Janar 2022

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në sheshin e Obiliqit, ku si pasojë janë therur me thikë tre persona, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka konfirmuar për Infokus-in, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit, në Obiliq. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rast./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy