Që nga 1 janari i vitit 2022, mbi një mijë të infektuar me Covid-19
Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 09 Janar 2022
Viti 2022 e gjeti Kosovën me rritje të rasteve pozitive me COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo në bazë të të dhënave nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sipas të cilave nga 1 janari i vitit 2022, deri më sot janë shënuar 1 193 raste pozitive. E vetëm në një ditë numri i këtyre rasteve shkoj deri në 304.
Ndërkaq në të njëjtën periudhë kohore, 93 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërsa një person e ka humbur jetën.
Më poshtë i gjeni të dhënat më të detajuara:
Më 1 janar Kosova ka shënuar 47 raste pozitive, 1 rast të vdekjes dhe 7 persona janë shëruar.
Në ditën e dytë të këtij muaji janë infektuar 29 persona me Covid-19, dhe 12 të tjerë janë shëruar.
Ndërsa më datën 3 janar janë shënuar 38 raste të reja si dhe 7 persona janë shëruar.
Kurse gjatë 4 janarit, numri i të infektuarve ka shkuar në tre shifra, ku 108 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus si dhe 11 persona janë shëruar.
Po ashtu edhe me datën 5 janar, është bërë e ditur se janë infektuar 107 persona si dhe 4 persona janë shëruar nga ky virus.
Më 6 janar, 152 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, si dhe 20 persona janë shëruar nga ky virus në të njëjtën ditë.
Në javën e parë të këtij viti, janë shënuar 144 raste pozitive si dhe 19 persona janë shëruar nga koronavirusit.
Ndërkaq gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve është rritur edhe më shumë, duke shënuar 264 raste të reja brenda 24 orëve, si dhe 10 persona të shëruar.
Edhe sot po ashtu është shënuar një numër jo i vogël i të infektuarve, krahasuar me fundvitin e 2021 ku nga raporti i fundit të IKSHPK-së, është bërë e ditur se janë infektuar 304 persona si dhe 3 persona janë shëruar nga ky virus.
Ministria e Shëndetësisë tash e disa ditë po bënë thirrje për qytetarët që të vaksinohen, derisa ende nuk ka diçka zyrtare për ndryshim të masave pas rritjes së numrit të rasteve./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...





























