Lajme

Kosova e fillon vitin me 29 pacientë të hospitalizuar me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 01 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK, dhe në spitale të përgjithshme janë duke u trajtuar 29 pacientë me Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, katër pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 25 post-Covid, po marrin trajtim mjekësor në ShSKUK.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 1 pacient

-Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid

-Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient i spitalizuar

-Spitali i Prizrenit, 1 pacient

-Spitali i Pejës,2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera