Lajme

Paralajmërimet për zgjedhje të reja në pranverë, flet kryeministri Kurti

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 29 December 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e opozitës, se në prill të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje.

Kurti ka ironizuar me opozitën, duke thënë se ‘mos e kanë pasur fjalën për 1 prill’, e duke aluduar kështu në ditën që njihet si “Dita e gënjeshtrave”.

“Kur kanë menduar për zgjedhjet në prill duhet që t’i pyesni se mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin”, ka deklaruar Kurti. Ndërkaq në anën tjetër unë ua uroj vitin e ri edhe z.Abdixhiku edhe opozitës në përgjithësi. U dëshiroj gjitha të mirat në përgjithësi”, ka deklaruar Kurti.

-Advertisement-

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, pati deklaruar se insistimi i Qeverisë për të mos e krijuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, është si kartë për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme gjatë vitit të ardhshëm.

Po ashtu, deputetja tjetër e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se Kurti mund ta dërgojë vetë vendin në zgjedhje, pasi e ka më shumë se 50 përqind të fuqisë politike.

Sipas, Musliu-Shoshit dialogu është një proces në të cilin Qeveria Kurti do të duhej të ishte transparente me opozitën dhe korrekte me partnerët strategjik sidomos me ShBA-në dhe BE-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera