Belgjikë: Gjykata pezullon vendimin e qeverisë për mbylljen e teatrove
Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 28 December 2021
Teatrot belge dhe institucionet e tjera kulturore fituan sot betejën ligjore në përpjekje për t’u rihapur, pasi qeveria urdhëroi mbylljen e tyre si pjesë e masave të koronavirusit për të frenuar rritjen e infeksioneve omicron.
Këshilli Shtetëror, Gjykata e Lartë Administrative e Belgjikës, pezulloi urdhrin e qeverisë për mbylljen e institucioneve kulturore, i cili u publikua javën e kaluar dhe hyri në fuqi këtë javë, me shpjegimin se ishte “disproporcional”, raporton Reuters.
Në vendimin e publikuar sot, thuhet se edhe nëse varianti omicron kërkon kufizime shtesë, qeveria duhet të shpjegojë pse nevojitet një masë e caktuar për arsye të shëndetit publik dhe gjykata ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë.
Që nga e diela, 26 dhjetor, të gjitha aktivitetet në hapësirat më të mëdha publike të mbyllura si kinema, teatro dhe sallat e koncerteve janë ndaluar në Belgjikë.
Ngjarjet më të mëdha në natyrë, duke përfshirë tregjet e Krishtlindjes, ngjarjet kulturore dhe të tjera, nuk lejohen, dhe ndeshjet sportive profesionale dhe amatore mund të luhen pa praninë e audiencës, si brenda ashtu edhe jashtë.
Belgjika ka shënuar një rënie të vazhdueshme të infeksionit COVID-19 që nga kulmi i tij në fund të nëntorit, por rastet e variantit omicron po rriten me shpejtësi dhe tani përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve me COVID-19, sipas Reuters.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...