Lajme

Përveç mungesës së rrymës, disa lagje në Prishtinë sot do të përballen edhe me mungesë uji

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 27 Dhjetor 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se sot, disa lagje të Prishtinës do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë, shkruan Gazeta Infokus.

Në njoftimin e Ujësjellësit thuhet se këto reduktime po ndodhin si pasojë e amortizimit të linjave.

“Pasojë e amortizimit të linjave, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për ti hapur rrugë ndërhyrjes së ekipeve të mirëmbajtjes”, njofton Ujësjellësi.

-Advertisement-

Tutje në njoftimin e tyre Ujësjellësi tregon se në cilat Lagjet do të ketë reduktime të ujitë të pijshëm.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm, gjatë ditës do mbesin këto zona: lagjja Pejton, lagjja Dardania pjesërisht, një pjesë ne lagjen “te Qafa”, pjesë e objekteve banesore poshtë rrugës “Ahmet Krasniqi” ne lagjen “Arbëri” një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e vogël lagjes Kalabria, në Prishtinë”, njofton Ujësjellësi./Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy