Kina regjistron rekord të infektimeve me koronavirus
Autori: Gazeta inFokus
11:09 | 27 Dhjetor 2021
Më 27 dhjetor, Kina ka regjistruar 162 raste të reja të infektimit me koronavirus, njëherësh shifrën më të lartë përgjatë gjithë vitit.
Autoritetet kanë raportuar 150 raste të infektimit në qytetin Xi’an, i cili ka izoluar 13 milionë banorët e tij javën e kaluar, pas raportimit të disa rasteve.
Sipas rregullave të fundit, njerëzit në Xi’an mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm në raste të rralla. Secila familje duhet të zgjedhë një anëtar që mund të kryejë blerjet një herë në dy ditë. E gjithë popullsia është testuar po ashtu disa herë për këtë virus, raporton REL.
Kina është duke zbatuar masa të ashpra në kuadër të politikës “zero raste me koronavirus”, dhe deri tani ka mbajtur pandeminë nën kontroll.
Një ekran i madh në një qendër tregtare në Pekin ka transmetuar takimin virtual mes presidentit kinez, Xi Jingping dhe atij rus, Vladimir Putin më 15 dhjetor 2021.
Për më shumë se një vit, situata me pandeminë në Kinë ka qenë dukshëm më e mirë sesa në shtetet tjera, pasi jeta e përditshme dhe ekonomia i janë kthyer normalitetit. Mirëpo varianti Delta ka rritur shkallën e infektimeve në vjeshtë dhe tani varianti i ri “Omicron” duket se është edhe më përhapës.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ndonjë rast të infektimit me “Omicron” në Xi’an. Ndërkohë, Pekini pritet të organizojë Lojërat Olimpike Dimërore brenda pesë javëve.

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...































