Shqipëria me nivelin më të lartë të varfërisë në Ballkan
Autori: Gazeta inFokus
19:12 | 24 Dhjetor 2021
621.5 mijë persona jetojnë nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër në vend. Këto janë të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave për 2020 që flasin për një normë në rënie të rrezikut për të qenë i varfër në raport me vitin 2019, kur ky tregues ishte në 659.1 mijë persona.
Ulja e këtij kufiri që sipas Instat zbriti në 21.8% vitin e kaluar, tregon se niveli i përgjithshëm i të ardhurave familjare të disponueshme është rritur.
Sipas anketës së Instat për matjen e të ardhurave dhe nivelit të jetesës në Shqipëri, ky tregues i referohet personave që janë në rrezik për të qenë të varfër ose që jetojnë në familje me intensitet të ulët punësimi është vlerësuar në 43.4%, nga 46.2 % që llogaritej në vitin 2019.
Por, me gjithë shifrat e përmirësuara të Instat Shqipëria ka shkallën më të lartë të varfërisë në rajon, teksa edhe mbulimi i saj me mbrojtje sociale është ndër më të ulëta.
Këtë e evidenton edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit për Shqipërinë sipas të cilit tërmeti i nëntorit dhe pandemia Covid-19 rritën varfërinë me 0.8% në vend në 2020-ën duke bërë që rreth 32.6% e popullsisë apo një e treta e saj të konsiderohej e varfër, pra që jetojnë me më pak se 5.5. dollarë në ditë. (FOTO TEMP SHARE)
Pas Shqipërisë sipas raportit të FMN-së në vendet e Ballkanit Perëndimor listohet Kosova me rritjen më të madhe të shkallës së varfërisë në 23.4%, ndjekur nga Mali i Zi me 20%, Maqedonia 18% dhe Serbia llogaritet të ketë një shkallë varfërie prej 17.4% më e ulëta në rajon./tch/

T� tjera
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...































